Inter shet Shnajder per Hazardin

Interi nxjerr Uesli Shnajder në merkaton e tranferimeve. Lajmi publikohet nga e përditshmja britanike ‘Daily Mail’, sipas së cilës klubi zikaltër po kërkon një skuadër për të transferuar holandezin me synimin për të arkëtuar më shumë të ardhura.
Uesli Shnajder u përfol shumë gjatë muajve të verës për largim në drejtim të Mançester Junajtid ku mendohej se do të zëvendësonte Pol Skolls. Por drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’ hoqën dorë për shkak të pretendimeve të 27 vjecarit për një pagë prej 250 mijë paund në javë.
Megjithatë Interi ende shpreson në një largim të holandezit pasi tashmë në skenë janë shfaqur Mançester Siti dhe Çelsi, klube që i kanë të gjitha mundësitë t’ia plotësojnë pretendimet Shnajderit.
Ndërkaq klubi italian po mendon edhe për zëvendësuesin e mesfushorit të përfaqësueses holandeze. Me të ardhurat që do të përfitohet nga shitja e mundshme e tij, drejtuesit e Interit do të tentojnë të blejnë Eden Hazárd nga skuadra franceze e Lilë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Argjentina, rikthehet Laveci dhe Gago
Argjentina po mendon për 2 ndeshjet e radhës së eliminatoreve të Botërorit të vitit 2014 me Bolivinë dhe Kolumbinë. trajneri Alehandro Sabeja ka bërë të ditur listën e të grumbulluarve për këto dy sfida ku të bie në sy rikthimi i sulmuesit të Napolit, Ezekiel Laveci. Ethet e derbit të Italisë
Këtë fundjavë e gjithë vëmendja në kampionatin italian është e përqendruar tek sfida mes Interit dhe Juventusit. Ai që e përjeton në mënyrë të vecantë këtë supersfidë është pikërisht Andrea Pirlo, i cili më parë është përballur me zikaltrit kur ishte futbollist i Milanit. Golat, Real mund Barçën
Reali i Madridit arrin të mundë Barcelonën dhe këtë e bën në numrin e golave të shënuar. Gjatë këtyre 2 sezoneve të fundit, skuadra e drejtuar nga Zhoze Murinjo ka një avantazh në këtë aspekt me 191 gola të shënuar kundrejt 188 të katalanasve. Milan me shumë mungesa përballë Romës
Roma-Milan është një tjetër ndeshje interesante në këtë javë të Serisë A. Në Olimpiko, do të përballen 2 skuadra të cilat vijnë pas rezultatesh të ndryshme në mesjavë, Roma humbi me Xhenoan 2-1, ndërsa kuqezinjtë fituan me Parmën 4-1. Milan, Allegri: Ndeshje titulli ndaj Romës
Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, mendon se ndeshja ndaj Romës (të shtunën në orën 18.00) do të jetë tejet e rëndësishme në luftën për titullin kampion.
Lajmet kryesore
“Raporti i KE? Shumë nota jokaluese”
Ambasadori danez: Qeveria ka më shumë përgjegjësi
Wikileaks, gjobë Taulant Ballës
Omari: Projektligjet me 3/5 të rikthehen për diskutim
Berisha përuron rrugë në Tropojë
BSH kërkon forcimin e mbikëqyrjes te bankat