Tunizi policia shperndan protestuesit

Në orët e mbrëmjes, ushtria tuniziane qëlloi në ajër për të shpërndarë protestuesit ne qytetin Sidi Buzid (Sidi Bouzid), të revoltuar pas anullimit të kandidatëve të partisë “Lista Popullore”, e renditura e katërta ne zgjedhjeve të përgjithshme. Nuk raportohet për viktima apo të plagosur.
Në qytetin e njohur, si zemra e revoltës që rrëzoi nga pushteti ish-presidentin Ben Ali u vendos shtetrrethimi nga ora 18.00 deri në orën 4.00 të mëngjesit.
Udhëheqësi i partisë Ennahda, Rashid Ganushi tha se dhuna u provokua nga grupe të lidhura me ish-presidentin. “Lista Popullore” drejtohet nga biznesmeni që ndodhet në Londër, Hashemi Hamdi.
Pavarësisht garancive të “Ennahda-s”, fitorja e Partise Islamike shihet me frikën se me kalimin e kohës mund të ndryshojë politikën e saj. Ganushi premtoi të forcojë rolin e grave në politikën tuniziane. “Qeveria nuk do të bëjë asnjë përpjekje për t’i detyruar të mbajnë shami”, tha ai.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
“Raporti i KE? Shumë nota jokaluese”
Ambasadori danez: Qeveria ka më shumë përgjegjësi
Wikileaks, gjobë Taulant Ballës
Omari: Projektligjet me 3/5 të rikthehen për diskutim
Berisha përuron rrugë në Tropojë
BSH kërkon forcimin e mbikëqyrjes te bankat