“7 per 7 mije”, nga e shtuna ne Top Channel

7 femije perballe 4 konkurrenteve te rritur. Keta te fundit duhet te perballen me njohurite e femijeve ne 5 raunde te ndryshme. E nese arrijne t’ia dalin mbane, do te fitojne nje shume qe arrin nje maksimum prej 7 mije eurosh.
Gara do te jete interesante, nje pjese e mire e saj per shkak te nivelit te larte te dijeve te te vegjelve, por edhe per shkathtesine e simpatine e tyre. “Jane kryer 7 raunde perzedhjesh dhe ne perzgjodhem disa prej tyre qe mendohej se kishin njihurite e duhura”, shprehet pjesetarja e stafit, Enila Cenko.
Tashme gjithcka eshte ne pergatitjet e fundit, gati per te nisur aventuren e re. E nese edhe ju ndjeheni gati per t’u perballur me nje sfide zbavitese, dhe per te fituar cmime deri ne 7 mije euro, mjafton te aplikoni per t’u bere konkurrent i “7 per 7 mije” prane ambjenteve te ish ekspozites.
Drejtuesi i ketij quiz-i nuk eshte zbuluar ende, me deshiren qe t’a zbuloni ju vete, te shtunen ne oren 20:45 ne Top Channel.