Hunziker, femra e vetme në "Natale a Rio"

"Në filmin e parë “Natale in Crociera” kishte më shumë aksion, ta interpretoje ishte më e lehtë, tani përballem me një komedi të vërtetë", thotë Michelle Hunziker, protagonistja e vetme femërore në “Natale a Rio”.
"Kisha lexuar vetëm episodin tim, dhe mendoja se ishte edhe një femër tjetër, por jo!", shton Michelle.
Në film ajo interpreton personazhin e Angra dos Reis dhe luan përkrah aktorit Fabio De Luigi.
Aktorja shpreson që pas daljes së filmit të gjej mbështetjen e fëmijeve.
Nëse, "Teatri është është magjik për të vazhduar raportin me publikun, kinemaja është tërheqëse për atë që është: aktori aty është thjesh një egzekutues, vetëm regjizori ka në kokë të gjithë filmin", ka thënë Michelle.
Viti 2009 do të jetë një vit shumë i zënë për Hunziker, ajo është në tratativa për filmin muzikor "La bella e la bestia" (Vjeshtë 2009) dhe për një serial të prodhuar nga Edëige Fenech, ndërsa në ekranin e vogël e presin "Paperissima" me Jerry Calà dhe në janar 2009, "Striscia la Notizia" me Ezio Greggio.