E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferilli, dado ditën, striptiste natën

Sabrina Ferilli do të jetë protagonistja e një seriali televiziv “Anna e i Cinque” të realizuar nga Giorgio Gori, me produksion të Rosario Rinaldo dhe regji të  Monica Vullo.

Ajo do të luajë rolin e një gruaje që bën dy punë, ditën është dado dhe natën punon në një klub nate si striptiste.

Anna kujdeset për 5 fëmijët e një burri tërheqës, që i ka vdekur gruaja, Ferdinando Ferrari (Pierre Cosso), një punë kjo që i duhet për të paguar borxhet e një lokali që e kishte marrë me qira i fejuari i saj, Tony (Raul Cremona).

Ndërsa natën është një kërcimtare sensuale që kërcen në në një lokal me emrin “Chicago”.

“Kam zgjedhur këtë projekt se m'u duk interesant – ka shpjeguar aktorja – komeditë janë gjinitë që preferoj. Gjatë viteve të fundit pas roleve dramatike, kam kërkuar të bëj disa zgjedhje se kisha nevojë të luaja në një komedi. Kur, Giorgio Gori më propozoi të merja pjesë në ketë përrallë, pak si Hirushja, pak si dado dhe pak si Mary Poppins, mendova se mund të ishte një ndërthurje që do të më pëlqente”.

Më e ngjashme me Anna-ën se sa me striptisten Nina, Ferilli shpjegon se në rolin e kujdestares ka shumë nga vetja e saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›