E Diel, 1 Nëntor 2026

7 persona marrin ndihmë mjekësore në spital! Mes tyre 3 protestues dhe 4 policë

Shtatë persona kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e protestës para Ministrisë së Arsimit, mes tyre 3 protestues dhe 4 efektivë policie.

Sipas përditësimit të orës 18:40, në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës (SUT) po marrin trajtim 3 protestues dhe 4 efektivë policie. Të gjithë janë të vetëdijshëm dhe në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.

Ndërkohë, 4 protestues të tjerë kanë marrë mjekimin e nevojshëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) dhe janë larguar nga spitali, duke vijuar kujdesin ambulator

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›