E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëndohet operatori i News24 gjatë protestës në Tiranë, reagon AGSH: Efektivët hodhën granatë, të sqarohen rrethanat e ngjarjes

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas lëndimit të operatorit të News24, Elvin Kamberi, gjatë raportimit nga protesta në Tiranë.

protesta e studenteve operatori i news

Sipas AGSH-së, Kamberi është lënduar teksa po filmonte përplasjet mes protestuesve dhe policisë, në një moment kur efektivët hodhën një granatë zhurmuese në zonën ku ndodheshin operatorë dhe fotografë.

AGSH kërkon sqarimin e menjëhershëm të rrethanave të ngjarjes dhe verifikimin e përdorimit të këtij mjeti pranë ekipeve mediatike, si dhe përcaktimin e përgjegjësive përkatëse.

“Policia e Shtetit duhet të garantojë sigurinë e gazetarëve, operatorëve dhe fotografëve gjatë ushtrimit të detyrës dhe të shmangë veprimet që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre”, shkruan AGSH në reagim.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë AGSH: Lëndohet operatori i News24, Elvin Kamberi, gjatë protestës në Tiranë

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësimin për lëndimin e operatorit të News24, Elvin Kamberi, gjatë raportimit nga protesta në Tiranë.

Sipas informacionit të marrë, Kamberi ka mbetur i lënduar teksa xhironte gjatë përplasjes me policinë, në një moment kur efektivët kanë hedhur një granatë zhurmuese drejt zonës ku ndodheshin operatorë dhe fotografë.

Ky rast i shtohet incidenteve të raportuara ndaj punonjësve të medias gjatë dy ditëve të protestës.

AGSH kërkon sqarimin e menjëhershëm të rrethanave të ngjarjes dhe verifikimin e përdorimit të këtij mjeti pranë ekipeve mediatike, si dhe përcaktimin e përgjegjësive përkatëse.

Policia e Shtetit duhet të garantojë sigurinë e gazetarëve, operatorëve dhe fotografëve gjatë ushtrimit të detyrës dhe të shmangë veprimet që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre. Shprehim solidaritetin me Elvin Kamberin dhe i urojmë shërim të shpejtë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›