“O horra!” – Tensione te Komisariati nr. 3, deputetë të PD tentojnë të dhunojnë efektivët e Policisë

Tensionet e protestës janë zhvendosur edhe pranë Komisariatit nr. 3, ku deputetë të Partisë Demokratike janë përplasur me efektivët e Policisë.
Deputetët Gjin Gjoni dhe Gent Strazimiri teksa shtyjnë punonjësit e Policisë gjatë momenteve të tensionit përpara komisariatit.
Përplasja vjen në një kohë kur drejtues dhe deputetë të opozitës kanë denoncuar veprimet e Policisë ndaj protestuesve dhe kanë kërkuar informacion për personat e shoqëruar. Megjithatë, në video deputetët nuk kufizohen vetëm te komunikimi me efektivët, por përfshihen vetë në përplasje fizike me ta.
Pamjet ngrenë pikëpyetje edhe për sjelljen e përfaqësuesve të opozitës në një moment kur situata në rrugët e kryeqytetit vijon të jetë e tensionuar dhe kur nga të gjitha palët kërkohet përmbajtje.