70 minutat e nervozës së Guardiolës

Mediat gjermane i kanë bërë një analizë ndeshjes së parë të Pep Guardiolës me Bayern Munchen në Bundesliga. Mediat gjermane e kanë vlerësuar Guardiolës si arrogant e interesant.
Guardiola për 70 minuta është vlerësuar si i parehatuar duke u shfaqur shumë nervoz ndaj lojtarëve të tij deri a skuadra nuk e shënoj golin e tretët.
Pep me stilin e tij ekstravagant, shumë pak ulej në bankë duke qenë në këmbë për tu dhënë instruksione vazhdimisht lojtarëve të tij.
Guardiola më së shumti ka kritikuar portierin Neuer, Robben dhe Boateng për disa veprimet e tyre në ndeshje.
Ndaj Neuer, Guardiola ka qenë i pakënaqur me pasimet e tij të shkurta të cilat nuk ishin të stilit të lojës Tiki-Taka./Indeksonline/