E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kusht për Suarezin, kërkimfalja

Brendan Rodgers jo që nuk do të lejoi largimin e Luis Suarezit, por ai i ka vendosur edhe kushte sulmuesit uruguajan. Trajneri i Liverpoolit ka thënë se nëse Suarez do që të kthehet në skuadrën e parë, ai duhet ti kërkoj falje bashkëlojtarëve të tij për sjelljet e tij.

"Suarez është një sulmues i klasit botëror. Ne i kemi treguar atij se nuk jemi të interesuar ta shesim. Ne jemi të vetëdijshëm me sjelljet e tij të javëve të fundit. Ai i'u ka borxh lojtarëve dhe tifozëve që tu kërkoj falje. Pas kësaj ne besojmë se ai do ti kthehet skuadrës me shpirtin e plotë" ka thënë Rodgers./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›