E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA ndryshon kalendarin per Kukesin

Nga kualifikimi historik i Kukësit te shorti i play-off..
Gjithçka ndodhi shumë shpejt, ndërsa euforia bëri që të arrohet një detaj shumë i rëndësishëm, siç është stadiumi ku do të luhen ndeshjet e ardhshme.
Shorti përcaktoi kundërshtarët e radhës për Kukësin dhe Skënderbeun, duke zbuluar në të njëjtën kohë se dy skuadrat shqiptare do të luanin në transfertë sfidat e vajtjes më 22 gusht dhe si rrjedhojë në fushën e tyre ndeshjet e kthimit një javë më pas.
Kjo do të ishte e pamundur, pasi vetëm “Qemal Stafa” plotëson kushtet e UEFA-s për të pritur ndeshje në këtë fazë të Ligës së Europës.
Për këtë arsye UEFA ka vendosur të ndryshojë kalendarin për Kukësin.
Zyrtarizimi ka ardhur në faqen zyrtare të qeverisë europiane të futbollit. Ndrshe nga sa përcaktoi shorti, Kukësi do të luajë ndeshjen e parë kundër turqve të Trabzonspor në “Qemal Stafa”.
Ndërkohë, Skënderbeu ashtu siç ishte parashikuar do të zbresë në tranfertën ukrainase kundër Odesa në sfidën e parë, ndërsa atë të kthimit do ta luajë në Tiranë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›