72 vjeçari nga Lushnja që vijon e nxjerr jetesën mbi kalë

72- vjeçari nga Lushnja ka 50 vjet qe bën tregti duke lëvizur mbi kalë. Ruzhdi Toska, në moshën 20 vjecare ka nisur të punoj në Kooperative si shpërndarës qumështi nëpër fshatrat e Lushnjes. Që nga ajo kohë kurrë nuk i ka zbritur kalit edhe pse sistemet politike kanë ndryshuar.
Sot ai shet peshkun e liqenit të zonës se Darsisë duke shkelur në të pakten 84 fshatra të Lushnjes dhe Elbasanit.
Ruzhdiu nuk kërkon të ndryshojë asgjë nga jeta që bën, madje kalin nuk e ndërron as me makinën. Nuk ka as telefon, por njerëzit që duan të blejnë peshkun që ai sjell, dinë ditën dhe orën e saktë kur mbërrin në fshat.
Ruzhdiu ka edhe një kujtesë të admirueshme. Ai njeh cdo shtepi të fshatrave dhe di emrat e kryefamiljareve.
72 vjecari njihet edhe si bejtexhi. Ndjek lajmet rregullisht dhe situatën politike e thumbon gjithmonë, ndërsa të ardhmen e lidh me të rinjtë.