Vlorë, kontrolle për certifikatën e vaksinimit

Vetëm në dy ditët e para nga hyrja në fuqi e detyrimit për t’u paraqitur në punë me certifikatë vaksinimi, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor Vlorë ka inspektuar 55 intitucione publike në të gjithë qarkun:
Kreu i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Lorenc Rexho shton se ky nuk është një aksion, por një urdhër, zbatimi i të cilit do ndiqet në vijimësi, deri sa të përfundojë i gjithë procesi i vaksinimit.
Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Vlorë ka në terren 7 grupe inspektimi, 5 në Vlorë e 2 në Sarandë. Inspektimet kanë përfshirë dhe Qendrat Tregtare, Supermarketet dhe njësitë e tjera të shërbimit.