74 objekte kishtare te rendesise te vecante rezultojne te humbura

74 objekte kishtare të rëndësisë të veçantë rezultojnë të humbura. Por situata është disi e paqartë pasi sipas Drejtorit të Qendrës së Inventarizimit ky numër është më i madh, shumë objekte rezultojnë të pa regjistruara, siç ishin edhe objektet e humbura së fundmi.
Këto objekte destinimin e kanë për shitje kryesisht në Greqi dhe Itali.
Drejtori i Qendrës së Inventarizimit të Trashëgimisë Kulturore, Izet Duraku bëri me dije se kryesore është regjistrimi dhe informatizimi i objekteve të brendshme të kishave dhe për këtë duket se kanë gjetur një gjuhe me kishën autoqefale shqiptare.
Shifrat në regjistrin e inventarizimit të objekteve të trashëgimisë janë alarmante 2100 objekte muzeore rezultojnë te humbura dhe ndër to një numër i vogël janë rigjetur.