Sulmohet nje autobus shkolle nje person i armatosur vret shoferin

Një person i armatosur ka sulmuar një autobus shkolle në Alabana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka qëlluar për vdekje shoferin e autobusit, për të marrë më pas peng nëj fëmijë 6 vjeçar.
Agresori tashmë është mbyllur në një bunker së bashku me pengun e tij.
Gjithsesi mediat vendase nuk kanë informacione të qarta nëse ai e ka ende fëmijën me vete. Policia ka konfirmuar vrasjen e shoferit të autobusit, por jo shkaqet e këtij sulmi apo identitetin e autorit.
Mediat bëjnë të ditur se agresori ka ndaluar autobusin që po shpërndante fëmijët në shtëpitë e tyre pas shkollës dhe i ka kërkuar të zbresë njërin nga fëmijët. Në momentin që shoferi ka refuzuar ai është qëlluar për vdekje.
Pas incidentit të gjitha shkollat në zonë janë mbyllur.