Statusi Brok Nese partite sbien dakord per nje zgjidhje te vendose populli

Në një intervistë eskluzive për ABC News, eurodeputeti Elmar Brok shprehet se nëse partitë politike në Shqipëri nuk bien dakort për përmbushjen e tre kushteve, atëherë le të vendosë populli. Lidhur me zgjedhjet e 23 qershorit, Elmar Brok thotë, se shpreson që opozita të mësojë se si humben zgjedhjet, nëse ajo i humb sërish ato, pasi të pranosh se ke humbur është një parim bazë në demokraci.
A e ndani shqetësimin e komisionerit Fyle, që do të jetë mëkat nëse Shqipëria e humb statusin e kandidatit për shkak të tre kushteve të paplotësuara?
Mendoj që po. Të gjitha partitë duhet të bashkëpunojnë. Socialistët të mos përdorin rrugën e gabuar, por të gjejnë mënyrën për kompromis. Shpresoj që të arrihet një marrëveshje dhe të lihen luftrat e brendshme për interesin kombëtar.
Është hedhur një ide nga kryeministri për të organizuar një referendum për përmbushjen e këtyre tre kushteve, si një rrugëdalje nga situata. Ç’mendoni për këtë ?
Mendoj, se ai ka të drejtë të japi një alternativë, se si mund të arrihet zgjidhja e situatës. Nëse kjo është e vetmja rrugë dhe partitë nuk bien dakort për një zgjidhje, atëherë le të vendosë populli.
Në qershor janë zgjedhjet e përgjithshme. A mendoni se përbëjnë një test për pjekurinë e vendit, jo vetëm për proçesin por edhe njohjen e rezultatit?
Shpresoj që opozita të mësojë se si humben zgjedhjet. Të mësosh të fitosh apo të humbësh dhe të pranosh që ke humbur, kjo është një çështje shumë e rëndësishme në demokraci. Është një nga parimet themelore të saj. Ndaj shpresoj, që socialistët do të pranojnë humbjen, nëse ata do të humbin sërish.