E Diel, 1 Nëntor 2026

750 milione euro nga privatizimet ne Bosnje

Fushata e privatizimeve ne Bosnje i ka siguruar shtetit 750 milione euro ne 10 vjet. Parate kane erdhur nga shitja e 60 perqind te ndermarrjeve shteterore.

Lajmin e bene te ditur autoritetet ne Sarajeve. Fatkeqesisht, gjendja e keqe e ndermarrjeve ka detyruar Sarajeven te beje edhe “dhurata”, sic ndodhi me kompanine Bh Airlines, qe i dha 49 perqind te kapitalit Turkish Airlines, per blerjen e dy avioneve te rinj.

Ende ne shitje jane Bh Telecom, Ht Mostar dhe l'Aluminja Mostar, qe e shitur me vete vlen 130 milione euro.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›