E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

76 vjet nga kryengritja e Postribës/ Berisha: Shqipëria ende e rrezikuar nga monizmi i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit Sali Berisha ka përkujtuar 76-vjetorin e kryengritjes antikomuniste në vend, atë të Postribës. Nga Shkodra, Berisha u shpreh se edhe pas 76 vitesh Shqipëria është ende rrezik, por kësaj radhe sipas tij nga monizmi i Edi Ramës.

‘Është një ndër i madh për mua t’iu përshëndes përzemërsisht të përulem me mirënjohjen më të thellë e të pakufishme para luftëtarëve të lirisë së Postribës. Vendosën t’i përgjigjen me një rezistencë të armatosur, një regjimi barbar i cili do vinte me një pushtim madhor në 44. Ky pushtim ishte i dyfishte aso kohe, ishte pushtimi diktatorial i Hoxhës dhe unë u rikujtoj shqiptarëve se vrasësi serial që komandoi hordhitë partizane që vërshuan partizanëve në veri, Mehmet Shehu i shkroi Enver Hxohës, se në kuptimin ushtarak Shkodrën e vendosën nën pushtim. Ai thotë një të vërtetë të pamohueshme, por krahas këtij pushtimi, Shkodran dhe Shqipëria ishin në një pushtim të dytë, At Zef Pllumbi, përshkruan në librin e tij 28 nëntorin me ndërrimin e simboleve, u hoq thtoë flamuri kombëtar aty ku ishte dhe u vendos ai Jugosllav. E vërteta tregon se në Shkodër tregohet se u vendosën e shërbimit famëkeq jugosllav që grabiste dhe zhdukte, nacionalistët  e Shkodrës dhe të veriut.  Kjo kryengritje ishte për liri për flamur kombëtar, e atdhetarëve e patriotëve që donin një Shqipëri të lirë nga komunizmi dhe padronët e tyre jugosllav.

Kanë kaluar 76 vite sot ne nderojmë figurat heroike të tyre, mbi 60 prej tyre u ekzekutuan. Mbi 1000 e ca banorë u internuan në kampet më të errëta e të zeza të komunizmit.

Sërish Shqipëria është në rrezik të madh sepse ajo përjeton vendosjen e monizmit, të pushtetit të një partie të përqëndruar në duart e një cubi në duart e një krimineli, që vjedh, plaçkit dhe grabit, ky është Edi Rama” tha Berisha.

Si sot, 76 vjet më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend. Ajo zgjati shumë pak dhe u shtyp shpejt nga forcat e shumta komuniste në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›