E Shtunë, 31 Tetor 2026

76-vjetori i operatorit Saim Kokona

“Ne nje kohe te veshtire ne beme filma dhe i treguam botes se cilet ishim” keshtu e nis rrefimin artisti i merituar, operatori Saim Kokona te cilit miqte dhe familja i kane festuar 76 vjetorin e lindjes ne nje nga sallat e teatrit kombetar. Pervjetori i ditelindjes se tij ka qene nje rast per te mbledhur bashke kineaste, regjisore, skenariste e aktore e pse jo per tu ndjere edhe nostalgjik per kohet e arta te Kinostudios.

"Ne me filmat tone dhe ne kohe te veshtira, kemi percuar ne filmat tane, jeten e ketij vendi e kemi cuar jashte, kemi treguar se si eshte Shqiperia, kemi treguar se si eshte ky vend, se si eshte ky komb dh eper kete ne jemi shume krenar", thote Saim Kokona, artisti i merituar.

Me kete rast u prezantua edhe albumi fotografik me krijimtarinë e drejtorit të fotografisë Kokona, botim i Arkivit Qendror Shqiptar të Filmit. Kokona studimet e larta mbaroi në çeki për operator në vitin 1960. Nga viti 1960- 1991, punoi në Kinostudion "Shqipëria e Re" si operator, ku realizoi 30 filma artistikë e po aq filma dokumentarë. Ka punuar me regjisorë të shquar si Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, Piro Milkani, Gëzim Erebara, Xhanfise Keko, Rikard Ljarja, Kristaq Dhamo, Hysen Hakani e shumë të tjerë. Ndër filmat e tij më të suksesshem renditen "Ngadhënjim mbi vdekjen" (1967), "Beni ecën vetë" (1975), "Koncert në vitin 1936" (1978), "Radiostacioni" (1979), "Njeriu i mirë" (1982), "Taulanti kërkon një motër" (1984), "Apasionata" (1983), "Shpella e piratëve" (1990) etj. Filmat e tij dallohen për intuitën artistike, për mënyrën e xhirimit, këndet e vështrimit, kompozimin e kuadrit, të cilat futen thellë në botën shpirtërore të aktorit dhe që vijnë natyrshëm tek spektatori.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›