Botërori, prezantohen uniformat e nëntë skuadrave

Lojtare te nente kombetareve qe do te luajne ne Boterorin 2010 kane zbuluar uniformat e reja me te cilat do te zbresin ne fushte e lojes gjate turneut qe do te nise me 11 qershor ne Afriken e Jugut. Alexander Pato i Brazilit, Edson Bradfeeld i Hollandes, Jermaine Jenas i Anglise, Nani i Portugalise, Lee Chung-Yong i Korese se Jugut, Clint Dempsey i SHBA-se, Ryan Nelson i Zelandes se Re, Vince Grella i Australise, Nenad Milijas i Serbise dhe Robert Koren i Sllovenise kane prezantuar uniformat e skuadrave te tyre ne nje ceremoni te veçante te zhvilluar ne Londer.
Me dizenjimin e uniformave markat e njohura sportive Nike dhe Umrbro jane kthyer vite pas ne kohe. Uniforma e Brazilit eshte inspiruar nga ajo me te cilen perfaqesuesja Selecao luajti ne Boterorin e vitit 1970. Dezinjatori i Nike, Phil Dickinson ka thene se te gjitha uniformat jane 100% poliester e bere pas riciklimit te shisheve plastike. P{o ashtu, sipas Dickinson fanellat e lojtareve jane 15% me te lehta se ato te përdoruara ne Boterorin e vitit 2006 qe u zhvillua ne Gjermani.
I pranishem ne ceremoni per te prezantuar uniformen e Brazilit, sulmuesi i Milanit Alexandre Pato eshte shprehur optimist se skuadra e tij do te arrije te fitoje per here te gjashte Kupen e Botes, megjithëse do te luaje ne nje grup te veshtire bashke me Portugaline dhe Bregun e Fildishte. " Brazili eshte shume i forte. Jam i bindur se do te zhvillojme nje turne te madh duke filluar nga ndeshjet ne grup”, ka thene Alexandre Pato.
Nertan Prifti