Ahmeti: 'Shkupi 2014' të pasqyrojë karakterin multietnik

‘Shkupi 2014’ duhet të pasqyrojë karakterin multietnik të vendit,kështu është shprehur kreu i BDI Ali Ahmeti pas takimit me ambasadorin shqiptar Arben çejku.Sipas tij kjo çështje diskutohet me partnerin e koalicionit dhe ka mundësi që ky projekt të plotësohet me përmendore të personaliteteve të historisë shqiptare të pranueshme për shoqërinë.
"Njerëzit apo personalitetet që do të vendosen të jenë personalitete vërtet që kanë kontribuar për vendin tonë, për shtetin tonë. Qasja është mjaft konstruktive është deklaruar nga vet partnerët e koalicionit që nuk kanë pretendime që sheshi i Shkupit t’i takoj vetëm një komuniteti por sheshi i Shkupit duhet të pasqyroj karakterin multietnik të shtetit", tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI.
Ambasadori shqiptar çejku ka theksuar rëndësinë e konsesusit politik vecanërisht për procesin e integrimit europian. "Kjo është një çështje që u takon qytetarëve të Maqedonisë dhe ka një konvergim për një mirëkuptim për të gjithë këtë projekt. Ajo që është e rëndësishme që të gjitha projektet dhe hapat që bëhen të bëhen me konsensus, me dialog dhe duke marrë parasysh interesat e të gjitha grupeve, jo vetëm të etnitetit shqiptarë por edhe atij maqedon, turk, boshnjak, serb dhe të gjithë të tjerëve që jetojnë në Maqedoni", tha Arben çejku, ambasador i Shqipërisë në Shkup.
Ahmeti është shprehur kundër ndërtimit të objekteve fetare duke patur parasysh se për to ka patur reagime dhe protesta. "çështjet të cilat shkaktojnë reagime te opinioni vërtetë duhet të jemi shumë të matur dhe gjakftohtë. Nuk ndërtohet objekt kulti aty ku ka reagime, aty ku ka protesta, ku ka kundërthënie dhe aq më tepër duhet të kemi në konsideratë se fetë përfaqësojnë apo reflektojnë paqen, stabilitetin, afrimin në mes të njerëzve dhe jo ndarjet e përçarjet", vijoi Ahmeti.
Edhe kryeministri Gruevski ka pranuar se për projektin ‘Shkupi 2014’ ka diskutuar me liderin e BDI-së Ali Ahmeti por pa saktësuar nëse është arritur ndonjë marrëveshje për ndryshimin e këtij projekti që sipas tij do të kushtojë 80 milion euro.
Gjyltene Rexhallari < I mëparshmi