78 të vdekur nga vërshimet në Pakistan

Autoritetet në Pakistan theksuan se së paku 78 vetë kanë humbur jetën prej të shtunës, nga vërshimet e shkaktuara nga të reshurat e mëdha.
Rajonet që janë goditur më së tepërmi janë provinca veriperëndimore Khyber Pakhtunhva dhe Kashmiri i administruar nga Pakistani.
Në disa rajone është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.