Turqia nuk ekstradon Hashemin
Kryeministri i Turqisë, Rejjep Tayip Erdogan, tha se Ankaraja nuk do ta ekstradojë zëvendëspresidentin irakian, Tarik al-Hashemi, i cili nga një gjykatë në vendin e tij është dënuar me vdekje me varje.
Erdogan tha se ai dëshiron ta bëjë të qartë se Turqia “do të jetë e gatshme ta mbajë Hashemin aq sa ai të dëshiroj” dhe se nuk do ta dorëzojnë atë.
Një gjykatë në Irak e dënoi Hashemin me vdekje me varje, pasi e shpalli fajtor për krijimin e ekipeve të vdekjes për t’i vrarë kundërshtarët e tij.
Autoritetet e Irakut kërkojnë që ai të ekstradohet.
Al-Hashemi pretendon se akuzat kundër tij ishin të motivuara politikisht.
Në fillim të këtij viti, ai ishte larguar në Turqi.