E Diel, 1 Nëntor 2026

79 herë

bode_e_berishaNga Ilir Beqja

Në debate parlamentare është thënë se çfarë të keqe ka se ligjet ndryshohen. E pra, ka një të keqe të madhe. Praktikat e mira ndërkombëtare dëshmojnë se nuk mund të ketë një sistem të mirë fiskal pa një sistem të mirë të administrimit fiskal

79 nuk do të thotë ndonjë gjë të veçantë. As në teori numrash, as në ndonjë teori konspiracioni nuk ka ndonjë vlerë të veçantë.

(Mos) Parashikueshmëria

Të enjten e fundit, datë 2 maj 2013, në Kuvendin e Shqipërisë u miratua një amendim i ligjit për tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Janë 6 ligjet kryesore tatimore në Shqipëri të cilët po i radhis, por jo për nga rëndësia, Procedurat Tatimore, Taksat Kombëtare, Taksat Vendore, Akcizat, Tatimi mbi të Ardhurat Personale, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.

Këto 6 ligje kryesorë, mbi të cilët është ndërtuar sistemi ynë tatimor, qysh nga shtatori 2005 kur ka ardhur në pushtet Partia Demokratike janë ndryshuar së bashku plot 79 herë, sic paraqitet në vijim:

Ndryshimi i 79-të ishte ai i datës 7 prill 2011. Praktikisht, i bie që Kuvendi i Shqipërisë në çdo muaj të punës së tij ka ndryshuar një ligj kryesor tatimor.  Ligji i miratuar të enjten e fundit, në fakt ishte shfuqizim i një ndryshimi të bërë në datën 1 prill 2013. Pra, qeveria u bë pishman brenda 33 ditësh për ligjin e datës 1 prill dhe e shfuqizoi, pikërisht ditën që ky ndryshim hyri në fuqi.

Kjo është një çudi e madhe shqiptare, por jo e vetmja. Ka edhe çudira të tjera. P.sh i njëjti ligj për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar është ndryshuar edhe brenda 9 ditësh, në 17 dhe 26 dhjetor 2007. Apo ligji për Tatimin mbi të Ardhurat është ndryshuar vetëm në vitin 2007 plot 5 herë.

Në debate parlamentare është thënë se çfarë të keqe ka se ligjet ndryshohen. E pra, ka një të keqe të madhe. Praktikat e mira ndërkombëtare dëshmojnë se nuk mund të ketë një sistem të mirë fiskal pa një sistem të mirë të administrimit fiskal. Ky i fundit mbështetet mbi disa parime ku një nga më kryesorët është PARASHIKUESHMËRIA (predictability në literaturë profesionale ndërkombëtare). Me fjalë të tjera, tatim paguesi nuk duhet të vihet shpesh para ndryshimeve fiskale sepse duhet të bëjë plani biznesi të pjekuar dhe afatgjatë.

Aq i rëndësishëm është bërë ky element në vlerësimin e klimës së biznesit, sa Banka Botërore prej disa vitesh ka filluar të përdorë nocionin e Taksës së Kohës si një barrë e re që duhet të përballojë biznesi nga kostot e personelit drejtues që duhet të ndjekë dhe shpenzojë kohë e energji për të mësuar ndryshimet ligjore. Për fat të keq, në Shqipëri taksa e kohës është më e larta në rajon.

Ligji për Procedurat Tatimore 13 herë

Ligji për Tatimin mbi të Ardhurat 17 herë

Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar 14 herë

Ligji për Akcizat 14 herë

Ligji për Taksat Kombëtare 11 herë

Ligji për Taksat Vendore 10 herë 

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›