E Shtunë, 31 Tetor 2026

79-vjeçari kinez vret e ha gruan për vetëmbrojtje

Një 79-vjeçar i dobët fizikisht, i cili së fundmi ka emigruar nga Kina në Masaçusets, ka vrarë dhe ka ngrënë gruan e tij, për vetëmbrojtje. Të enjten, policia e gjeti Jieming Liu në një karrige të mbuluar me gjak. Sipas Policisë, gruaja e tij 73-vjeçare, Yuee Zhou, u gjet në dhomën e gjumit pa jetë. I biri i Liu tha se i ati nuk e kishte idenë se çfarë po bënte në ato çaste dhe vazhdimisht i përsëriste të birit: Kjo nuk është nëna jote në gjuhën mandarine. Ai u akuzua me vrasje, por sipas prokurorit, besohet se ka ngrënë edhe nga mishi i së shoqes. Liu ka deklaruar se ka vepruar për vetëmbrojtje. Avokati i tij tha se ai vuante nga Alzheimeri dhe çmenduria. Çifti kishte mbërritur nga provinca Hunan e Kinës më pak se një vit më parë dhe ishin të martuar prej 50 vjetësh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›