10.000 $ për nje fundshpinë si të Pippa Middleton
Pasi ka ndjekur dasmën mbretërore në televizion, Mes Kate dhe Ëilliam, Jenny Fizgerald kishte vendosur të ndryshonte trupin e saj, për ti shkuar sa më afër pamjes së motrës së Kate Middleton, Pippa.
Nëna e dy fëmijëve, nga Majami, Florida, ka paguar 10.000 dollarë për të bërë një fundshpinë të përsosur, e cila ndër të tjera pretendon se është çelësi për të gjetur dashurinë.
Jenny, e cila ka karakteristika të ngjashme me Pippa Middleton, i ndjente të pasmet e saj shumë të sheshta dhe duke qenë e ndarë për 6 vite, atë e kishte zënë frikë se nuk do tja hidhte sytë më njeri.

Jenny
Pas dasmës, duke parë fundshpinën perfekte të motrës së Dukeshës së Kembrixhit, Pippa Mddleton, ajo vendosi të kishte një të tillë.
Ajo tha për Daily Mail, se vendimin e kishte marrë pas reagimit në mbarë botën për të pasmet e Pippa Middleton. Pas disa kërkimeve në internet gjeta kirurgun, thote ajo, i cili me ofroi shërbimin për 10.000 dollarë.
Jenny thote se është e kënaqur me trupin e saj, ndërsa është aq e ekzaltuar nga rezultai saqë thotë se ëndrra është bërë realitet. Jenny tashmë është e fejuar, me Carlos, i cili pretendon se fillimisht është tërhequr pikërisht nga të pasmet e saj.