Anonimët sulmojnë adresën e Ministrisë së Brendshme në Londër
Adresa e Home Office apo Ministrisë së Brendshme britanike ka pësuar një cyber-sulm nga grupi i hakerave, Anonimët, (Anonymous) në shenjë proteste kundër planeve të qeverisë për survejimin. Një mesazh në adresën zyrtare shkruante se faqja ishte përkohësisht e papërdorshme për shkak të volumit dhe klikimeve të mëdha, duke mohuar sulmin nga hakerat. Por një mesazh në rrjetin social Twitter, i lënë nga Anonymous, që luftojnë për lirinë e fjalës dhe informacionit, thanë se qëllimi i këtij sulmi ishte kundërshtimi për planet e survejimit. Javën e kaluar qeveria britanike planifikoi zgjerimin programit të survejimit për të monitoruar të gjitha shkëmbimet me e-mail dhe faqet që klikon çdo person në Mbretërinë e Bashkuar.