E Martë, 3 Nëntor 2026

79-vjetori i çlirimit të vendit, Begaj nderon sot të rënët në Varrezat e Dëshmorëve

Presidenti i vendit Bajram Begaj do të nderojë ditën e sotme në orën 10:00 kujtimin e të rënëve për lirinë e atdheut.

Begaj do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore që do të zhvillohet në Varrezat Dëshmorët e Kombit.

“Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të nderojë sot kujtimin e të rënëve për lirinë e atdheut në Varrezat e Dëshmoreve të Kombit, në orën 10.00”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndërkaq, kryeministri Rama ka shpërndarë një video të cilën e shoqëron me edhe me urimin për çlirimin e vendit.

“dhe bashkë me urimin për festën e madhe të çlirimit, ju uroj të gjithëve një ditë të paqtë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›