E Diel, 1 Nëntor 2026

8 Marsi, AK: Më shumë vëmendje ndaj grave të ngujuara

TIRANË- Në kuadër të ditës ndërkombëtare të gruas Aleanca Kuq e Zi ka apeluar për shumë vëmendje ndaj fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri nga ana e shtetit shqiptar. Ditën e sotme përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi, kanë zhvilluar një takim me 10 gra të ngujuara.

"Rehabilitimi dhe siguria e jetës së këtyre grave. Është një detyre minimale e një shteti social, por për fatin e tyre të keq, ne nuk kemi një shtet social”,- shprehen përfaqësueset e Aleancës së Gruas Kuq e Zi.

Duke premtuar një vëmendje maksimale ndaj fenomenit të gjakmarrjes, Aleanca Kuq e Zi e quan të papranueshme që në vitin 2012 kanuni vijon të jetë në fuqi dhe shteti është i paaftë të mbizotërojë mbi ligjin e vetëgjyqësise.

Gjatë dites së sotme Aleanca Kuq e Zi zhvilloi edhe një vizitë në një qëndër për trajtimin e grave të dhunuara në kryeqytet. Në këtë takim përfaqësueset e Aleancës u dhuruan atyre Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Kodin e Familjes, tek të cilat ishin nënvizuar dhe nxjerrë në pah të drejtat, liritë dhe detyrimet e grave në jetën e përditshme, në punë dhe familje.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›