8 Marsi/ Begaj uron gratë në Ditën Ndërkombëtare: Shtyllat që mbajnë në këmbë familjet dhe çojnë përpara shoqërinë

Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada. Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Presidenti Begaj ka drejtuar një urim ndaj të gjitha grave, duke u shprehur se ato janë shtyllat që mbajnë në këmbë familjet dhe çojnë përpara shoqërinë.
“Gratë e mrekullueshme të këtij vendi, janë shtyllat që mbajnë në këmbë familjet dhe çojnë përpara shoqërinë. Nderimi dhe falenderimet për to janë për të gjithë jetën! Unë dhe Armanda ju përcjellim të gjitha grave shqiptare urimet më të mira në këtë ditë! Gëzuar Ditën tuaj nëna, motra, bija”, shkruan Begaj në rrjetin social Facebook.
Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet më 8 mars çdo vit. Ajo përkujton lëvizjen për të drejtat e grave. Ndërsa respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Gruas”. Pasi gratë morën të drejtën e votës në Rusinë Sovjetike më 1917, më 8 mars u bë një festë kombëtare atje. Dita u mbizotërua kryesisht nga lëvizja socialiste dhe vendet komuniste derisa u miratua në vitin 1975 nga Kombet e Bashkuara. Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Gruas’ u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar.
/rtsh.al/