8 Marsi, Rama: Vijojmë mbështetjen për nënat e papuna me mbi tre fëmijë

Kryeministri Edi Rama ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Në urimin e tij, Rama rikujton mbështetjen financiare që qeveria po u jep nënave të papuna me mbi tre fëmijë, ku shteti u paguan sigurimet shoqërore e shëndetësore.
“Gëzuar “8 Marsin” me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi”, shkruan Rama.
Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet më 8 mars çdo vit, ku përkujton lëvizjen për të drejtat e grave. Ndërsa respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Gruas”.
/rtsh.al/