8 Marsi Berisha Shqiperia destinacioni turistik i planetit
Femijet e Dukagjinit lundrojne ne internet si gjithe femijet e Evropes madje duke lene pas shume vende te zhvilluar te Evropes u shpreh kryeministri i vendit ne koncertin e organizuar nga Partia Demokratike me rastin e Festes se Gruas.
Nga Pallati i Kongreseve kreu i qeverise tha se Shqiperia eshte shnderruar tashme ne vendin e lirive dhe te drejtave te garantuara nderkohe qe tha se vendi yne tashme fal mundit dhe sakrifices se grave ia ka dale te jete ne vendin e 57-te ku jetohet me mire.
Te ardhurat nga 204 euro per fryme u rriten 35 here duke shenuar rritjen ekonomike me te mire ne Evrope tha kreu i qeverise duke permendur dyfishimin e rrogave te mesuesve te infermiereve dhe mjekeve dyfishimin e pensioneve te uleta dhe duke vijuar se kjo ekonomi beri te mundur te ndryshoje Shqiperine me shume se ne tere historine e saj.
Ju do te ndiheni krenare sot se Shqiperia ku ju derdhni dashurine tuaj te pakufishme eshte destinacioni turistik kryesor i planetit e bukura e dheut ashtu si edhe ju.
Mbeshtetja juaj per Partine Demokratike beri qe te trefishojme numrin e studenteve duke e cuar ne nivelet me te larta ne bote.
Femijet e Dukagjinit lundrojne ne internet si gjithe femijet e Evropes madje duke lene mbrapa shume vende te zhvilluara te Evropes tha kryeministri.