Topi: Gratë, kontribut të rëndësishëm në shoqëri

Presidenti Topi ka uruar gratë në të gjithë vendin me rastin e 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas.
Në fjalën e tij kreu i shtetit ka theksuar se sot është dita për të vlerësuar rolin e gruas në shoqëri.
Duke vlerësuar rolin e jashtëzakonshëm, moderator dhe ekulibrues të gruas në shoqëri kreu i shtetit theksoi se angazhimi i tyre në zgjedhjet vendore është shumë i rëndësishëm.
“Roli i femrave në zgjedhjet lokale është shumë i rëndësishëm, jo thjesht për të qënë pjesë e komunave por është një detyrim i partive politike dhe të këshillave që të ketë zë të grave” theksoi Topi.