E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce rikthehet konsulli grek

Konsulli grek Theodhoros Ikonomus është kthyer në qytetin e Korcës, prej nga ishte larguar pas deklaratave nacionaliste.

Ikonomus ka zhvilluar menjëherë një mbledhje me stafin e konsullatës, ku ka konfirmuar qëndrimin e tij në detyrë.

Pak kohë më parë, Ikonomus, i shoqëruar nga disa politikanë grekë, deklaroi se qyteti i Korcës është Vorio Epir.

Deklarata shkaktoi reagime të shumta në Shqipëri. Shumë politikanë, të majtë e të djathtë, kërkuan dëbimin e tij nga vendi.

Për këto deklarata, Ikonomus u tërhoq në Athinë nga Ministria e Jashtme greke, e cila mesa duket ka pritur qetësimin e ujërave për ta kthyer në Korcë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›