E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 Marsi, Liri Berisha vlerëson ikonat e kinematografisë

Ikonat e anës femrore të kinematografisë shqiptare në prag të 8 marsit kanë marrë mirënjohjen e anës femërore të politikës mbarëshqiptare.

Në një aktivitet të organizuar nga zonja e kryeministrit shqiptar Liri Berisha aktoret më të famshme shqiptare janë vlerësuar jo vetëm për arritjen e tyre profesionale por edhe modelin që ato i dhanë familjes. Në fjalën e saj zonja Liri Berisha u shpreh se artistet u bënë modeli i gruas që theu tabutë në vitet e komunizmit.
 

Në takim ishte e pranishme edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës Lumnie Thaçi, si edhe gra të cilat kanë dhënë kontribute të çmuara në fusha të ndryshme të shoqërisë. Për të pranishmit u dha një reportazh, ku u paraqitën interpretimet e aktoreve më të njohura, ndër vite. Më pas 20 aktore morën nga një kupë mirënjohje nga zonja Berisha.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›