E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi: BE, 1.2 milionë euro për të drejtat e njeriut

Bashkimi Europian mbështet shoqërinë civile me një fond prej 1.2 milionë euro në mbështetjen e projekteve për respektimin e të drejtave të njeriut.

Ambasadori i BE-së Ettore Sekui nënshkroi kontratat dhe 10 organizata jo fitimpurëse në Shqipëri duke deklarouar se unioni do mbështesë në promovimin e këtyre vlerave themelore për një shoqëri europiane.

“Ne besojmë se fondit prej 1.2 milionë euro do të kontribuojë në promovimin e vlerave themelore të respektimit të të drejtave të njeriut. Nëpërmjet këtyre kontratave ne shprehim angazhimin e BE-së për respektimin e këtyre të drejtave. Nga ana tjetër unë besoj se ky event sot do të jetë një tregues i qartë se ne mbështesim perspektivën e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian” theksoi Sequi.

Në sajë të kësaj asistence BE-ja mbështet projektet që kanë në qendër fëmijët me aftësi të kufizura, gratë që janë viktima të dhunës në familje, barazinë gjinore etj.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›