E Diel, 1 Nëntor 2026

8 familjet rome në Sharrë konsumojnë ujë të ndotur, 1 javë pa energji

TIRANE- 8 familje rome të cilat u dëbuan rreth një vit më parë nga Stacioni i Trenit, e që më pas u strehuan provizorisht në ish-repartet ushtarake në Kombinat, vazhdojnë të ruhen me forca policie nga frika e një konflikti me banorët e fshatit Sharrë, të cilët pretendojnë pronësinë e tokës ku janë strehuar së fundmi romët.

“Kemi frikë të dalim, akoma jemi tek dera me polica. Edhe kur dalim në rrugë kemi abuzime shumë, na thonë jo gabele, jo do t’ju djegim...Polica është brenda për brenda s’do na ruajë tek rruga”, shprehet njëri prej tyre.

Ndër të tjera, ata përballen me probleme ekonomike dhe që lidhen direkt me premtimet që ka bërë ministria e Punës, për të plotësuar disa kushte elementare për 52 romët në fjalë.

“Uji që pimë është i turbullt, po ne atë pimë, me atë lajmë rrobat. Fëmijëve ju dhemb barku, po ne s’kemi lekë të blejmë ujë tjetër. Kemi gjithë kohës pa drita”, thotë një banore tjetër.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›