E Diel, 1 Nëntor 2026

Pastrim parash me tokat në Golem: si u morën 12 dynymë

Biznesmeni Nikoll Felaj dhe topografi i AKKP-së Fatmir T., janë marë të pandehur nga prokuroria e Tiranës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë kryer falcifikimin e dokumentacionit duke tjetërsuar një sipërfaqe prej 12 dynymë tokë që ndodhet në zonën e plazhit të Golemit. Trualli në fjalë ishte në pronësi të shtetit, por në vitin 2002 biznesmeni Nikoll Felaj ka arritur të marrë nëpërmjet procedurave të kthimit të pronave, sipërfqaqen e përmendur të cilën më pas e ka shitur duke ndërtuar mbi të pallate. Sipas burimeve pranë prokurorisë së Tiranës, Nikoll Felaj është hetuar fillimisht për akuzën e “Falcifikimit të dokumentave”, por për shkak të parashkrimit të kësaj vepre penale, mësohet se Felaj është marë i pandehur për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Ndërsa për sa i përket të pandehurit tjetër topografit Fatmir T., ky i fundit akuzohet për falcifikim të dokumentave, pasi ka bërë falcifikimin e hartës, që tregonte me kufinj ndarës sipërfaqen tokësore prej 12 dynym, që është përvetësuar nga i pandehuri Nikoll Felaj. Aktualisht dy të pandehurit janë dërguar në gjykatën e Tiranës, dhe pritet që shumë shpejt çështja në ngarkim të tyre të fillojë gjykimin në gjëndje të lirë.

Konfiskimi i truallit
Nëpërmjet një kërkese, njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës i ka kërkuar gjykatës së kryeqytetit të vendosë konfiskimin e 12 dynym tokë, dhe kalimin e saj në gjëndjen e mëparshme, pra në pronësi të shtetit. Më tej në kërkesë thuhet se të gjitha banesat që janë ndërtuar mbi këtë sipërfaqe tokësore ti paguajnë në formë qiraje një shumë financiare buxhetit të shtetit. Hetimi ka nxjerë se i pandehuri Nikoll Felaj, pretendon se është ish-pronar i një çifligu që ndodhej në zonën e Golemit në Durrës. Në vitin 2000 ai ka futur dokumentacionin në Agjensinë e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, ku pas një sërë procedurash në vitin 2000 ka mundur të përfitojë truallin në zonën e Golemit. Mirëpo ajo që ka zbuluar prokuroria e Tiranës, është se gjatë kryerjes së këtyre procedurave topografi i AKKP-së Fatmir T., ka bërë falcifikimin e një sërë dokumentash si dhe të hartës që tregon kufizimet e truallit.Nga ekspertimi që i është bërë kësaj harte ka rezultuar se është bërë zhvendosja e sipërfaqes tokësore, duke arritur që të meren plot 12 dynym tokë në zonën e pishave që ndodhet në bregdetin e Golemit. Më pas sipërfaqja tokësore është shitur nga “pronari” Nikoll Felaj, duke u ndërtuar mbi të pallate dhe banesa të tjera turistike. Sipas prokurorisë, ky veprim mjafton për të kualifikuar akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, pasi menjëherë pas përfitimit të truallit me mekanizma kriminale, i pandehuri Felaj ka vendosur të shesë atë.

Pretendimet gjatë hetimit
Dy të pandehurit e prokurorisë s’kanë pranuar autorësinë e krimit, duke pretenduar se ata skanë kryer asnjë vepër penale. Gjatë marjes në pyetje mësohet se Nikoll Felaj ka pohuar se truallin e kishte marë sipas procedurave të vëna nga shteti, pasi ai e zotëronte pronën e tij të trashëguar brez pas brezi. Nisur nga kjo situatë, Felaj ka pohuar gjatë dëshmisë së tij se nuk kishte kryer asnjë vepër penale. Thuajse në të njëjtën linjë me Felaj, ka qënë dhe topografi i AKKP-së, i cili pretendon se nuk ka kryer asnjë falcifikim dokumenti. Mirëpo prokuroria e Tiranës ka si provë kryesore aktin e ekspertizës që nxjen se harta e tokës është falcifikuar, pasi janë zhvendosur pikat kufizuese të saj. Mësohet se kallëzimi penal për këtë çështje është bërë nga vete zyrtarët e AKKP-së, të cilët kanë dyshuar rreth vendimeve të mara nga ish-drejtuesit e këtij institucioni.

(eq/im/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›