Përfundon takimi Papulias-Samaras-Cipras-Venizelos
ATHINE - Presidenti Karolos Papulias filloi kontaktet me liderët e partive parlamentare greke, në përpjekjen e fundit për të krijuar një qeveri emergjence.
Presidenti zhvilloi sot në mesditë konsultime, me kryetarët e ND, SYRIZA dhe PASOK, përkatësisht Antonis Samaras, Aleksis Cipras e Evangelos Venizelos, ndërsa me krerët e tjerë politikë, Panos Kamenos (Grekët e Pavarur), Aleka Papariga (Partia Komuniste), Fotis Kuvelis (E majta demokratike) Nikolaos Mihaloliakos (Agimi i Artë), pritet të ketë kontakte individuale.
Në një njoftim të lëshuar nga Presidenca thuhet se “Presidenti fton udhëheqësit politikë në bazë të Kushtetutës, në përpjekje për të formuar një qeveri që gëzon besimin e Parlamentit, i cili doli nga zgjedhjet e 6 majit”.
Kushtetuta parashikon që në konsultime të ftohen të gjithë liderët e partive që kanë arritur të hyjnë në parlament, duke përfshirë kështu edhe neonazistin Nikolaos Mihaloliakos, por sipas konstitucionalistëve, presidenti nuk është i detyruar t'i ftojë të gjithë pa përjashtime.
Presidenti iu tha dje gazetarëve se “duhet të punojmë edhe në fundjavë, pasi kemi shumë punë e vështirësi përpara”. Greqia duhet të përfaqësohet në samitet e rëndësishme të BE dhe NATO-s, ndërkohë që është radha për shlyerjen e një kësti 435 mln euro, deri në 15 Maj. Për këto cështje Papulias takoi të premten me urgjencë ish kryeministrin Lukas Papadhimos.
Nëse lëvizja politike e presidentit dështon, ai krijon një qeveri të përkohshme që do të drejtohet nga një prej krerëve të Gjykatës së Lartë, me qëllim mbajtjen e zgjedhjeve. Qytetarëve iu duhet të votojnë e të zgjedhin mes palëve, që bien ndesh, në mënyrën sesi duhet të trajtojnë marrëveshjen e borxhit, e cila kërkon shkurtime të thella buxhetore.
Duket se në rast të përsëritjes së zgjedhjeve, qytetarët do të jenë më të kthjellët për të drejtuar votën e tyre. Sipas sondazheve të fundit paszgjedhore, rezulton se SYRIZA e Aleksis Cipras del forcë e parë me 128 vende në parlament. Në vend të dytë Demokracia e Re dhe e treta sërish PASOK.
Në anën tjetër, paralajmërimet e Brukselit, Berlinit dhe institucioneve financiare për Greqinë, sa vijnë e ashpërsohen dhe mediat ndërkombëtare me gazetarët e tyre të instaluar në Athinë, bëjnë parashikime gjithmonë e më të errëta.
Lidhje te tjera SYRIZA e Agimi i Artë, dy forcat që tronditën skenën politike greke Greqi, sondazhi: Nëse përsëriten zgjedhjet, SYRIZA del forcë e parë Brukseli e Berlini: Eurozona mund t'ia dalë dhe pa Greqinë BE, Van Rompuy: Drejtuesit grekë më shumë përgjegjësi kombëtare SHBA, shqetësim dhe shpresë për zhvillimet në Greqi