8 kompani të huaja presin ok nga KRRTRSH për të ngritur resortin turistik të Gosës

Investimi gjigand në bregdetin e Kavajës kap shifrën prej 2.5 miliard dollarë
Plazhet e mrekullueshme dhe vende-vende të virgjëra që ofron vija bregdetare në rrethin e Kavajës, vazhdojnë të mahnitin biznesmenë të huaj, të cilët gjithnjë e më shumë kërkojnë të investojnë në këtë zonë. Pas interesimit të madh të treguar për plazhin e Gjeneralit në Spille, lider të ndërtimit të resorteve turistike në botë kanë kthyer së fundi sytë nga plazhi ende i panjohur i Grethit dhe Vilë Boshtovës. 8 kompani të huaja, mes të cilave kompani të njohura angleze, gjermane dhe amerikane si TUI, Touristik Union International, David Lloyd, Tomas Cook, All Star Resorts, etj kanë shprehur kërkesën për të investuar në këtë zonë për ndërtimin e një resorti të vërtetë turistik. Për këtë, kompanitë e në fjalë në bashkëpunim me studio serioze të arkitekturës kanë hartuar dhe një plan-projekt të detajuar të zonës ku do të ngrihet ky resort. Sipas kryetarit të komunës Gosë, Sinan Shala, realizimi i projektit vlerësohet jo pak por 2.5 miliard dollarë. I gjithë investimi pritet të jetë me fonde të huaja të vetë kompanive, ndërsa terreni i ndërtimit në pjesën më të madhe përbëhet nga toka në pronësi të shtetit. Nga e gjithë sipërfaqja e studiuar, 80% e tokës ku pritet të ndërtohet resorti turistik i Gosës ose 650 hektarë janë toka shtetërore, pak të shfrytëzuara pasi në këtë zonë mungon totalisht infrastruktura rrugore dhe ajo nëntokësore, si rrjeti energjetik, i ujësjellësit, kanalizimet e ujërave të zeza, linja telefonike etj. Aktualisht, projekt plani i realizuar me profesionalizëm nga studio të njohura në Europë si Agora Chartered Architects, Hanover House Gjermani ka kaluar dhe është miratuar në Këshillin e Komunës Gosë si dhe është miratuar së fundi edhe në këshillin e qarkut në Tiranë. Pritet që ky projekt vërtet gjigant për zhvillimin turistik të kësaj zone të kalojë së shpejti edhe në KRRTRSH-në e republikës, për ti hapur rrugë më pas realizimit konkret të tij në terren. Sot në Shqipëri dhe jo vetëm, pak kush e di që veç kalasë së famshme të Vilës, e vetmja e këtij lloji e ndërtuar në fushë të hapur, zona e Grethit disponon dhe një plazh të mrekullueshëm me një sipërfaqe 860 hektarë që shtrihet nga kufiri me Lushnjen deri në komunën Kryevidh. Zona, e cila ka tërhequr vëmendjen e biznesit të huaj shërben përgjithësisht si plazh ditor për një kategori të caktuar turistësh. Në këtë zonë nuk figuron asnjë hotel i ndërtuar, ndërsa rruga që të shpie drejt plazhit është totalisht e shkatërruar dhe e vështirë për tu kaluar në dimër. Pjesa e plazhit karakterizohet nga zona e rërës si dhe kurora me pisha ende e paprekur nga ndërtimet dhe betonizimi. Sipas projektit të paraqitur, resorti turistik do ti ngjajë një qyteti ku përfshihen pallate shkolla, kopshte, hotele, spitali, ambiente dhe zyra publike, ambiente sportive, e deri fshatra turistikë. Në këtë projekt gjithashtu është studiuar në çdo detaj infrastruktura rrugore, ajo nëntokësore, ku hyjnë rrjeti i ujit të pijshëm, kanalizimet dhe impianti i ujërave të zeza, rrjeti inxhinierik i korrentit. Për furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm është menduar shfrytëzimi i lumit të Shkumbinit. Për realizimin e këtij objektivi, specialistët kanë parashikuar ndërtimin e një rezervuari të madh me kapacitet 60 milion litra ujë aq sa është dhe kërkesa për konsum e një popullsie prej 30 mijë banorë. Sipas kryetarit të komunës Gosë, Sinan Shala, firmat dhe kompanitë që kërkojnë të investojnë kapitalet në sektorin e turizmit në zonën e Grethit janë vërtet të fuqishme dhe serioze në ndërtimin e resorteve turistike në të gjithë botën. Nëse do të realizohet ky studim atëherë numri i të punësuarve në të pritet të jetë mbi 30 mijë vetë çka do të thotë që si komuna Gosë ashtu edhe qyteti i Kavajës do të mund të përftojë mijëra vende punësime, pa përmendur për zhvillimin ekonomiko-socialkulturor të krejt zonës turistike në vijën bregdetare të Kavajës. Për menaxherët e projektit, Kompania angleze Davis Landon, investimi është gati mjafton që shteti shqiptar nëpërmjet organeve përkatëse të japë miratimin që të nisë puna. Resorti turistik i Gosës parashikohet të mirëpresë në një të ardhme jo shumë të largët 30.000 turistë. Projekti ambicioz zë një sipërfaqe 860 hektarë dhe pritet të kushtojë mbi 2 miliard dollarë.