E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani nuk heq dorë nga programi bërthamor

Irani kurrë nuk do të heq dorë nga e drejta e vet për teknologji bërthamore, ka deklaruar sot Ministri i Jashtëm i Iranit, Manoucheher Mottaki.

Takimi me fuqitë botërore dhe sjelljet e tyre dëshmojnë se Irani ka të drejtë për teknologji paqësore bërthamore dhe se kjo është pranuar nga këto shtete. Irani nuk do të heq kurrë dorë nga e drejta e vet ligjore, theksoi Mottaki.

Negociatat ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, për arritjen e një marrëveshje për të zbutur brengat për programin bërthamor të Teheranit, rifilluan të hënën në Vjenë dhe vazhduan edhe gjatë ditës së djeshme. Shefi i agjencisë bërthamore të OKB-së theksoi se negociatat patën një fillim të mirë.

Edhe Mottaki lavdëroi bisedat. Po shohim një përparim të qartë në këto negociata. Vazhdimi i negociatave mund të rezultojë me arritjen e marrëveshjes, për furnizimin e Iranit me uranium 20 për qind të pasuruar, tha Mottaki.

Perëndimi shpreson se kjo marrëveshje do të minimizojë rrezikun që Irani të përpunoi material me të pastër, i cili do të mund të shfrytëzohej për prodhimin e bombës.

Televizioni i Iranit ka theksuar se Teherani nuk do të kooperojë drejtpërsëdrejti me Francën, pasi që Parisi edhe në të kaluarën ka dështuar që të furnizojë Iranin me material bërthamor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›