Neugebauer-Berisha Perqendrohuni tek zgjedhjet e 8 majit
Presidenti i dyte i Parlamentit austriak e konsideron shume te rendesishem perqendrimin e te gjitha energjive per zhvillimin e zgjedhjeve te 8 majit 2011 per te cilat Kryeministri Sali Berisha garanton se qeveria shqiptare eshte teresisht e angazhuar qe ato te permbushin standardet me te larta nderkombetare te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Kryeministri Sali Berisha prit dje Presidentin e dyte te Parlamentit austriak zotin Fritz Neugebauer. Berisha vleresoi viziten e Presidentit te dyte te Parlamentit austriak si nje kontribut te rendesishem ne konsolidimin e metejshem te marredhenieve tradicionale te shkelqyera dhe miqesore midis te dy vendeve e popujve. Ne takim u vleresuan niveli i shkelqyer i marredhenieve politike si dhe bashkepunimi i zgjeruar dhe intensiv qe kane ndertuar te dy vendet gjate viteve te fundit ne te gjithe fushat ne vecanti ne fushen ekonomike shkembimeve tregtare investimeve te rendesishme austriake ne Shqiperi ne fushen e teknologjise se informacionit por edhe ne fusha te tjera si arsim shendetesi ruajtjes se rendit etj. Kryeministri Berisha i shprehu mikut austriak mirenjohjen e thelle te qeverise shqiptare dhe te gjithe shqiptareve per mbeshtetjen e vazhdueshme ne te gjitha fushat dhe per ndihmen e cmuar ne shume sektore te rendesishem. Duke theksuar se Austria eshte investitori i trete me i madh ne Shqiperi Kryeministri vleresoi se projektet austriake perbejne nga projektet me te rendesishme dhe me serioze te realizuar me sukses te plote ne vendin tone si p.sh. projekti i regjistrit kombetar elektronik te gjendjes civile per te cilin kryeministri u shpreh vecanerisht mirenjohes. Zoti Neugebauer i ripohoi Kryeministrit Berisha mbeshtetjen e plote te Austrise dhe te qeverise austriake ndaj Shqiperise dhe qeverise shqiptare ne te gjitha perpjekjet e saj per zhvillimin dhe modernizmin e metejshem te vendit dhe ne vecanti per integrimin sa me te shpejte ne BE. Ne kete kontekst Presidenti vleresoi arritjet e rendesishme te qeverise shqiptare ne te gjitha fushat gjate 5 viteve te fundit te cilat bene te mundur anetaresimin ne NATO liberalizmin e vizave dhe ecjen perpara drejt BE-se.