E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 vjet burg për truprojën, vrau në ditën e parë të punës

TIRANË- Dita e parë e punës si truprojë në një disko ka shkuar keq për Kujtim Prengën, i cili gjatë një konflikti me një grup personash, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar për vdekje njërin prej të rinjve.

Vetëm pak ditë më parë Gjykata e Tiranës, vendosi të deklarojë fajtor Kujtim Prengën, për veprën penale të ‘Vrasjes me dashje’ dhe ta dënojë me 8 vite burg, ndërsa me 10 mijë lekë gjobë ka dënuar Kastriot Ballën për ‘Moskallzim krimi’, pasi ky i fundit nuk i ka treguar policisë rrethanat e ngjarjes.
(e.m/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›