Juncker: Nuk pashë askënd të pasur, të qajë në Greqi ...
Presidenti i Eurogroup Jean Claude Juncker tha për një radio radio gjermane, se ndoshta i bëmë shumë presion Greqisë.
“Po të kisha një problem të ngjashëm në Luksemburg, do bazohesha te njerëzit që e kanë mundësinë për zgjidhje, ndërsa në Greqi është keq. Kam parë grekë të dobët e të varfër të qajnë, por nuk kam parë askënd të pasur, të qajë", tha Junker.
Ai këmbënguli se situata në Spanjë nuk është e krahasueshme me atë në Greqi, duke mirëpritur përpjekjet e Madridit për të rivendosur gjendjen financiare të vendit. "Spanja ka problem bankar, ndërsa Greqia është një problem shumë i përgjithshëm dhe ndoshta ne i bëmë shumë presion për të përshpejtuar përpjekjet e saj", deklaroi kreu i Eurogrup.
Junker theksoi se tani duhet të hapen perspektivat e rëndësishme të rritjes dhe se ai vetë nuk është kundër shqyrtimit të kushteve të Memorandumit, por vuri në dukje se në çdo rast, Greqia duhet të qëndrojë në euro.
Kreu i FMN Christine Lagarde, duke folur në Zidojçe Cajtung, tha se beson që Greqia do ta kapërcejë krizën dhe përsëriti se është keqkuptuar ajo çfarë kishte thënë në gazetën britanike The Guardian.
"Thashë ndjej respekt të madh për popullin grek për sakrificat që ai bën për të kapërcyer krizën. Gjithashtu kam thënë se pendohem që komentet e mia mbi Nigerin, të cilat kanë ngjallur keqkuptime dhe kanë lënduar ndjenjat. Nuk ishte ky qëllimi im. Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që kalon nga Greqia, por vazhdojmë të besojmë se vendi do të kapërcejë krizën dhe do të ketë një të ardhme më të mirë, kur të gjithë pjesëmarrësit marrin përgjegjësitë e tyre dhe të marrin masat e duhura. Unë ju siguroj se FMN-ja dhe unë jemi plotësisht mbështetës të Greqisë ", theksoi në intervistë Lagarde.
Nga ana e tij, Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble në një intervistë me gazetën Neue Presse Passauer mbetet në gjatësi vale të njohur, kur thotë se “Nuk ka rrugë të lehtë. Grekët kanë jetuar përtej mundësive të tyre dhe nuk kanë bërë reformat e nevojshme”.