E Diel, 1 Nëntor 2026

80 000 euro gjobe biznesmenit me facebook

I vendosin gjobe nje biznesmeni ne Shkoder por ne momentin e marrjes se parave rane ne prangat e policise. Operacioni policor i koduar ndrra per milioner vuri ne pranga 5 te rinj kater prej te cileve te mitur me akuzen e shtrengimit me ane te kanosjes ose dhunes per dhenie pasurie dhe armembajtje pa leje. Operacioni policior u zhvillua ne oren 21.00 te se premtes pas nje pune hetimore disaditore.

Sipas njoftimit te policise 16-vjecari G.G. i dergon nje mesazh ne facebook nje biznesmeni ne afersi te kalase Rorafa duke i kerkuar 80 000 euro ne te kundert do te demtohej fizikisht ai familja dhe prona. Me pas ai merr ne telefon edhe bashkeshorten e biznesmenit duke e kercenuar.

Nje gje e tille beri qe ky i fundit ti drejtohet policise e cila ne bashkepunim me prokurorine e krimeve te renda dhe drejtorine e pergjithshme te policise se shtetit kryen operacionin dhe parate e regjistruara me pare nga keto organe dergohen nga biznesmeni ne vendin e caktuar nga gjobevenesit. Ne momentin ku njeri prej te miturve shkon me nje motociklete per te marre parate prane nje kazani per grumbullim mbeturinash ai kapet nga policia ne flafgrance.

Me pas ndalohen dhe kater persona te tjere qe dyshohen se jane bashkepunetore tre prej te cileve te mitur. Te ndaluarit jane G.G. 16 vjec banues ne lagjen Kongresi i Permetit E.K. 16 vjec banues ne lagjen Heronjte F.Gj. 16 vjec banues ne lagjen Qemal Stafa D.N. 17 vjec banues ne lagjen Fahri Ramadani Ded Shkembi 18 vjec banues ne lagjen Skenderbeg. Njoftohet se pronar i mjetit tip motocikelte eshte 16-vjecari F.Gj.

Sipas policise motocikleta iu mor me premtimin se do ti kthehej te shtunen ne mengjes dhe se per kete do te fitonte 300 euro.

Adoleshenti 16-vjecar G.G. qe u kap ndersa merrte parate e gjobes rrefeu me hollesi gjithe ngjarjen e ndodhur. Ne cilesine e proves materiale u gjeten e sekuestruan gjashte telefona celulare te markave te ndryshme 1 motociklete tip Piaxho 1 arme zjarri pistolete tip Zastava nje sasi fishekesh si dhe nje maske. Akuza kryesore rendon mbi autorin e gjithe ngjarjes personin qe dergoi mesazhin realizoi venien e gjobes dhe shkoi te marre parate. Te henen pritet qe gjykata te shprehet per secilin prej personave te ndaluar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›