E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezikohen zgjedhjet nuk ka kohe per fletet e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar dje se nese nuk zgjidhet ne menyre urgjente ceshtja e fletes se votimit te Tiranes atehere i gjithe procesi zgjedhor eshte ne rrezik. Drejtoresha Juridike e KQZ-se Deshira Pasku pohoi Me vendimin e marre Kolegji ka rrezikuar shqiptaret qe te mos i drejtohen kutive te votimit me 8 maj.

Nje kerkese e tille eshte e palogjikshme te kerkohet shtyrja ne keto afate eshte e palogjikshme dhe nuk ka baze per afatin Sot eshte data 16 fletet duhet te dergohen ne KZAZ ne 5. Firma do 20 dite per prodhimin e koha qe i dihet KQZ eshte e konsiderueshme ne rast se sot pranohet kerkesa per shtyrje do te thote qe zgjedhje ne 8 maj nuk do te kete flete theksoi Pasku.

Ne fjalen e saj juristja e KQZ-se tha se me shtyrjen qe iu be seances ku do te merrej vendimi per modelin e fletes se votimit Kolegji ka vene ne dyshim zhvillimin e zgjedhjeve ne 8 maj. Sot gjykata duhet te marre nje vendim qe me pas ne te vendosim per 400 flete votimi te tjera. Jane 400 modele qe varen nga ky vendim tha ajo.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor nuk ka kaluar pa debate edhe ne mbledhjen e ores 1700 te Komisioni Qendror te Zgjedhjeve. Duke qendruar ne te njejten vije me argumentimin e drejtoreshes juridike kryetari Arben Ristani sulmoi Kolegjin Zgjedhor dhe Partine Socialiste per nje koordinim midis tyre me qellim bllokimin e zgjedhjeve vendore.

Jane perdorur taktikat per ta demtuar procesin sorollatur. shte fakt i njohur qe parlamenti prej kohesh nuk voton ligje te cilesuar per shkak te bllokimit dhe te kerkosh qe te shkoje ceshtja ne parlament per te marre nje vote te cilesuar eshte ta futesh procesin ne nje rruge pa krye per ta bllokuar. Kjo nuk eshte e pakoordinuar po te vesh re dhe ate te kolegjit ku per nje arsye banale se avokati ishte jashte shtetit u kerkua shtyrjes se gjykimit akuzoi Ristani.

KQZ perzgjedh firmen fituese te fleteve te votimit

Fletet e votimit per zgjedhjet e 8 majit do te prodhohen nga e njejta firme qe printon reklamat e Partise Demokratike. Kjo eshte publikuar dje nga KQZ-ja pas insistimeve te perfaqesuesve te Partise Socialiste ne kete institucion.

Pavaresisht perzgjedhjes se firmes fituese qe do te prodhoje fletet KQZ ende nuk ka sqaruar procedurat qe jane ndjekur dhe kontraten e lidhur. Nga ajo qe ka pohuar edhe vete administrata e KQZ-se behet fjale per nje kompani shqiptare e cila printon edhe materialet e tjera te Komisionit.

Per blerjen e fleteve qe do te perdoren per zgjedhjet vendore Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka parashikuar rreth 75 milione leke. Per fletet e votimit do te ruhen te njejtat elemente sigurie si ne zgjedhjet e kaluara po ashtu edhe formati i fleteve perkatesisht A3 per keshillat dhe A4 per kryetaret e bashkive apo komunave.

Per zgjedhjet vendore votohet me dy flete votimi nje per kryetarin e bashkise apo komunes dhe nje tjeter per keshillat bashkiake apo komunale. Per kryeqytetin do te perdoren kater flete votimi sepse shtohen dhe fletet per kryetar dhe keshilltare te minibashkive. Nderkohe KQZ ka blere edhe bojen matrikulluese.

Diten e hene do te merren edhe mostrat nga subjektet politike per tu analizuar nese jane Brenda kushteve te percaktuara ne udhezimin e KQZ. Boja eshte blere ne Gjermani ndersa procesi i perzgjedhjes se saj ka perfunduar para disa ditesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›