Gjykata i jep Blendi Fevziut pronat e trasheguara nga nena

TIRAN- Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet ne dy raste te ndryshme vendosi te pranoje kerkes-padite e gazetarit Blendi Fevziu dhe motres se tij Nevis Bregasi qe te trashegojne pasurite dhe pronat e nenes se tyre Resana Rozana Bregasi dhe dajes se nenes se tyre Ali Fevzi i njohur edhe si nipi i familjes se madhe Toptanase. Ishte vete Fevziu i cili me ane te nje prokure te posacme kishte autorizuar babane e tij Hektor Bregasi qe ta perfaqesoje ne gjykate per te marre deshmite e trashegimise se pronave dhe pasurise se nenes se tij dhe dajes se nenes se tij qe te dy te ndare nga jeta.
Gjyqtarja Majlinda Dogga pas dy seancave gjyqesore te zhvilluara me date 6 dhe 13 prill ka vendosur qe pronat dhe pasurite e shtetasit Ali Fevzi tia kaloje sipas testamentit shtetasve Blendi Fevziu dhe motres se tij Nevis Bregasi. Sipas vendimit te firmosur nga vete gjyqtarja Dogga gazetari Fevziu dhe e motra e tij kane perfituar disa prona ne Tirane dhe periferi.
Nga vendimi me nr. 8124 rezulton se biresuesi Ali Fevzi apo i njohur si daja i nenes se gazetarit ne testamentin e tij ka favorizuar moderatorin Fevziu duke i lene ne pronesi nje shtepi private me siperfaqe 166.1 m2 ndertesa dhe 618.15 m2 truall qe eshte e rrethuar kjo ndertese ne rrugen Hile Mosi Nr. 3 ne Tirane.
Vetem per kete prone biresuesi ka favorizuar gazetarin ndersa pronat e tjera i ka ndare ne dysh mes Blendit dhe motres se tij Nevisit. Sipas ketij testamenti i ndjeri Ali Fevzi qe ka nderruar jete me 22 Dhjetor 2010 shprehet nder te tjera se gjate gjithe jetes sime une nuk kam qene asnjehere i martuar dhe gjithashtu nuk kam asnje femije te lindur nga asnje marredhenie apo te biresuar.
Kam mbajtur dhe trajtuar si femijen tim nipin djalin e mbeses Rezana Bregasi Ypi e cila ka edhe nje vajze. Femijet e mbeses quhen Blendi Fevzi dhe Nevis Bregasi. Kete testament i nderi Ali Fevzi e kishte deklaruar dhe firmosur me 7 Tetor 2009 vetem 14 muaj para se te nderronte jete. Pervec pronave qe kishte ne dispozicion i ndjeri Fevzi ky i fundit sipas deklarates noteriale ka deklaruar se Blendit dhe motres se tij Nevis pervec se i le trashegimi pronat qe ka fituar apo ka ne bashkepronesi me te tjeret i cileson se edhe pasurit qe mund te vijne pas vdekjes se tij ti kalojne ne pronesi dy femijeve te Rezana Bregasit Ypi
Po kjo Gjykate e perfaqesuar nga gjyqtarja Blerona Hasa me kerkese te babait te gazetarit Fevziu ka vendosur qe edhe pronat dhe pasurit e nenes se tyre Rezana Bregasi te kalojne ne pronesi te gazetarit Blendi dhe motres se tij Nevis Bregasi. Ky vendim i gjyqtares Hasa edhe pse eshte marr brenda nje seance gjyqesore me date 5 prill 2011 ende nuk eshte publikuar i plot ne faqen e internetit te kesaj Gjykate ku jepet vetem diapozitivi i pa arsyetuar.
Sipas ketij diapozitivi gjyqtarja Hasa shprehet se pranohet kerkesa e kerkuesit dhe leshohet deshmia e trashegimise testamentare e shtetases tashme te ndjere Resana Rozana Bregasi duke i percaktuar si trashegimtar te saj testamentare mbi te gjithe trashegimine shtetasit Blendi Fevziu dhe Nevis Bregasi.
PJES NGA TESTAMENTI
...Ne kete testament testatori shprehet dhe deklaron se Jam banor i qytetit te Tiranes ne adresen Rr. Hil Mosi Nr.3. Gjate gjithe jetes sime une nuk kam qene asnjehere i martuar dhe gjithashtu nuk kam asnje femije te lindur nga asnje marredhenie apo te biresuar. Kam mbajtur dhe trajtuar si femijen tim nipin djalin e mbeses Rezana Bregasi Ypi e cila ka edhe nje vajze. Femijet e mbeses quhen Blendi Fevzi i datelindjes 18 Maj 1969 dhe Nevis Bregasi e datelindjes 10 Shtator 1976.
Une testatori kam ne pronesine time dhe ne bashkepronesi me te tjere disa pasuri te paluajtshme te cilat i kam fituar vete apo i trashegoj nga paraardhesit e mi. Me ane te ketij testamenti une shpreh deshiren dhe vullnetin tim te lire dhe te plote qe te gjithe pasurine time qe kam si pronar i vetem apo si bashkepronar me te tjeret si dhe pasurite qe mund te me vijne pas vdekjes time ia le trashegim djalit dhe vajzes se Rezana Bregasi Ypi.
Nipit Blendi Fevzi i le trashegim pasurite
a Pjesen takuese te pasurise me Nr. 7/348 ne zonen kadastrale 8370 shtepi private me siperfaqe 166.1 m2 ndertesa dhe 618.15 m2 trualli ne rrugen Hile Mosi Nr. 3 Tirane.
b 1/2 e pjeses time takuese ne pasurine me numer 1/419 vol 40 faqe 198 ne zonen kadastrale 8150 truall me siperfaqe 392.40 m2 ne rrugen e Elbasanit Tirane ku une jam bashkepronar me te tjere.
c 1/2 pjese te pjeses takuese ne pasurine me Nr. 1/156 ne zonen kadastrale 8150 truall me siperfaqe 518 m2 qe kam ne bashkepronesi me te tjere.
d 1/2 pjese takuese sipas deklarates noteriale Nr.641 Rep Nr.175 Kol. date 30.04.2007 Zona kadastrale 8150 Tirane.
e Apartamentin Nr. 45 kati 12 me siperfaqe 161.3 m2 te ndodhur ne rruga Budi Pall. 8-10-12 kat-obs. Tirane me numer pasurie 4/505 -1 -45 ne zonen kadastrale 8160.
f 1/2 e pjeses takuese te tokes are e pyll ne Kamez.
g 1/2 e pjeses takuese trasheguar nga Behixhe Toptani.
h 1/2 e pjeses takuese trasheguar nga Emine Toptani si dhe cdo gje tjeter qe eshte ne pronesine time apo do te vije ne pronesine time pas vdekjes time.
Mbeses time Nevis Bregasi i le trashegim pasurite
a Apartamentin Nr. 11 kati 5 me siperfaqe 151.5 m2 te ndodhur ne rruga Budi Pall. 8-10-12 kat - obs. Tirane me numer pasurie 4/505 -1- 11 ne zonen kadastrale 8160.
b 1/2 e pjeses takuese te pasurise 1/419 te truallit me siperfaqe 392.40 m2 ne zonen kadastrale 8150
c 1/2 pjese te pasurise 1/156 te truallit me siperfaqe 518 m2 ne zonen kadastrale 8150.
d 1/2 pjese te pasurise sipas deklarates noteriale nr. 641 rep nr. 175 kol date 30.4.2007 ne zonen kadastrale 8150 Tirane.
e 1/2 e pjeses takuese te tokes are e pyll ne Kamez.
f 1/2 e pjeses takuese trasheguar nga Behixhe Toptani.
g 1/2 e pjeses takuese trasheguar nga Emine Toptani