OKB vlerëson bisedimet me Iranin

Agjencia e OKB-së për Energji Bërthamore ka vlerësuar në mënyrë të matur vizitën treditore të inspektorëve të OKB-së në Iran, ndërsa ka shtuar se duhet bërë edhe më shumë punë për të ulur shqetësimet ndërkombëtare në lidhje me programin bërthamor të republikës islamike.
“Jemi të lodhur. Kishim diskutime treditore intensive në lidhje me prioritetet tona dhe jemi të përkushtuar që të zgjidhim të gjitha çështjet e diskutueshme. Iranianët janë po ashtu të përkushtuar për këtë, por natyrisht, duhet edhe shumë punë për të bërë, kështu që kemi planifikuar edhe një udhëtim tjetër në të ardhmen”, tha zëvendësdrejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore. Herman Nakarts, i cili ka drejtuar misionin në Iran.
Udhëtimi në Iran është vazhdim i një raporti të nëntorit të agjencisë, që parashtron mundësinë për një program të mundshëm për armë bërthamore të Iranit.