Acari u merr jetën 79 personave në Europë

Helikopterë me ndihma po lëshojnë furnizime dhe po evakuojnë dhjetëra persona nga fshatrat e mbuluar me borë në Serbi dhe Bosnje, ndërsa shifra e të vdekurve nga acari në Evropën Lindore ka shkuar në 79, njofton Associated Press.
Në disa rajone, është ndërprerë energjia elektrike, është shkaktuar kaos në trafik dhe janë mbyllur shkollat.
Moti është aq i ftohtë saqë disa zona të Detit të Zi janë ngrirë afër bregdetit rumun, dhe flokët e borës kanë rënë në ishujt e Detit Adriatik në Kroaci.
Vetëm në Ukrainë janë raportuar 43 të vdekur, shumica ishin të pastrehë, që janë gjetur të vdekur në rrugë.
Më shumë se 720 ukrainas të tjerë janë shtruar në spital për shkak të hipotermisë.