800 klandestinë hyjnë në Shqipëri, Hysni Burgaj: Problem kufiri me Greqinë
TIRANE- "Pjesa më e madhe e klandestinëve vijnë nga kufiri me Greqinë.” Kjo është përgjigjia që jep kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj lidhur me situatën e krijuar së fundmi me numrin e madh të 800 klandestinëve që janë ndaluar nga policia shqiptare në 3 muajt e fundit.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Burgaj pohon se kohët e fundit ka pasur një shtim të rasteve të ndalimit të klandestinëve. “Po shtohen masat për t’i dhënë fund këtij problemi”, - shton Burgaj. Sipas tij, problem ngelen klandestinët që vijnë nga Greqia. “Nga shtetet e tjera nuk kemi probleme, vetëm pjesa dërrmuese që vijnë nga Greqia”, - thekson kreu i Policisë së Shtetit. Burgaj shton se numri më i madh i klandestinëve vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme. Veç të tjerash, ai tregon edhe arsyet se pse pjesa më e madhe e klandestinëve zgjedhin vendin tonë për të kaluar.
Për drejtorin e Policisë së Shtetit, pjesa më e madhe e popullsisë që është ndaluar, ka ardhur nga vende ku mbizotërojnë trazirat dhe lufta. Vetëm tre muajt e fundit, nga Policia Kufitare e Kakavijës dhe nga Sektori Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë bllokuar rreth 800 klandestinë. Brenda 24 orëve të fundit, efektivët e policisë kufitare të Kakavijës kanë ndaluar 40 shtetas të huaj nga Sudani, Siria dhe Maroku, të cilët u vendosën në qendrën e rehabilitimit pranë kësaj pike kufitare.
Z.Burgaj, këta muajt e fundit janë shtuar rastet e ndalimit të klandestinëve në kufirin shqiptar nga forcat e policisë. Çfarë po ndodh realisht?
Është e vërtetë që kohët e fundit janë shtuar rastet e ndalimit të klandestinëve në vendin tonë. Për këtë arsye ne kemi shtuar më shumë masat në kufi, në mënyrë që të mos kemi probleme të tilla dhe që të mos lejohet kalimi i tyre.
Në cilën pikë kufitare është më i pranishëm ky fenomen?
Problemi më i madh është krijuar në pikën kufitare me shtetin grek, prej nga kanë ardhur pjesa më e madhe e klandestinëve. Një pjesë e vogël ka ardhur nga Maqedonia, por pjesa dërrmuese e tyre ka ardhur nga Greqia.
Nga cilat shtete ka ardhur pjesa më e madhe e klandestinëve?
Pjesa më e madhe e tyre janë nga vendet e Lindjes së Mesme. Shumë klandestinë vijnë nga Libia, Maroku, Siria, Iraku, një pjesë janë kurdë etj. Pse zgjedhin pikërisht Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar?
Klandestinët që vijnë nga Greqia, zgjedhin vendin tonë për të kaluar në drejtim të Malit të Zi, sepse e shohin vendin tonë si një terren më të përshtatshëm. Por, ata kanë mundësi që ta kalojnë edhe përmes Maqedonisë, por duke zgjedhur vendin tonë, u bie rruga më e shkurtër.
Cilat janë arsyet që këta klandestinë janë larguar nga vendet e tyre?
Unë di të them që shumica e tyre kanë ardhur nga shtete që kanë probleme. Shumë prej tyre kanë zgjedhur t’u largohen luftës dhe trazirave që mbizotërojnë në vendet e tyre.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)